Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk bëhemi bunkeri i askujt”/ Drejtësia, Rama: Kështu do të dëmtonim Shqipërinë e së ardhmes

schedule11:10 - 11 Shtator, 2025

schedule 11:10 - 11 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se PS nuk do t’i dalë në mbrojtje askukjt që ka probleme me ligjin.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama u shpreh se në këtë mënyrë, do të dëmtohet Shqipëria e së ardhmes.

“Sipas meje, pikërisht pse ne kemi hyrë, me dëshirë në këtë llogore të përbashkët të politikës, me flamurin e PS dhe kemi zgjedhur të punojmë për Shqipërinë e nesërme, nuk kemi asnjë mundësi ta kthejmë llogoren në rifuxhidhe të nxjerrim artilerinë tonë kundër SPAK apo GJKKO. Përfshirë dhe në rastet, kur për dikë, po bëhet një padrejtësi. Sado e padrejtë, absurde mund të duket kjo që thashë, do të ishte i pariparueshëm për më shumë se një dekadë, dëmi që artileria jonë do i bënte Shqipërisë të së nesërmes. Institucioneve të reja të drejtësisë, si garancia për një drejtësi të pavarur. Ky është durimi shtetbërës strategjik”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!