“Nuk bashkohemi me Ramën”/ Bardhi: Në parlament do të vijojmë protestën!

schedule15:05 - 12 Janar, 2024

schedule 15:05 - 12 Janar, 2024

“Grupi i Bashës nuk mund të bashkohet me Ramën”, kështu u shpreh Gazment Bardhi në një komunikim për mediat. Bardhi theksoi se opozita nuk do ta ndalë aksionin në Kuvend, duke theksuar se edhe në seancën e ardhshme do të ketë protestë në Parlament

“Rregullorja e Kuvendit është dërguar në GJK. Sa i takon dy ligjeve përkatëse, janë mbledhur nënshkrime e nevojshme për depozitimin në gjykatë. Në mbledhjen e grupit ishte secili prej deputetëve, nuk numëruam njëri-tjetrin. Është diskutuar edhe çështja e bashkimit të PD dhe secili koleg ka dhënë mendimin e tij se cila është mënyra më e mira për t’u arritur. E kam thënë disa herë publikisht se idetë e mia do t’i them brenda strukturave dhe grupit Parlamentar. Kam bindjen e plotë që shumica e kolegëve që janë rreshtuar me Bashën janë opozitar të mirë dhe të ndershëm, nuk mund të besoj kurrë që do të votojnë një ligj që i jep fitoren Edi Ramës. Me Taulant Ballën nuk bashkohemi, me Edi Ramën nuk bashkohemi, ne jemi në përballje me regjimin. Nuk bie dakord , që në mëngjes të thërret Edi Rama që të zgjohesh nga gjumi dhe pasdite ti zgjohesh nga gjumi. Në parlament opozita do ta vijojë protestën, kjo do të ndodhë edhe të hënën.  Unë e kam thënë sa anëtarë ka PD”, tha Bardhi.

Komisionet Hetimore

Bardhi: Rama ka thënë një gënjeshtër të madhe. “Ne,- tha Rama kemi marrë ligjin gjerman, por kjo është një gënjeshtër. Ne duam t’i bashkohemi vendeve të BE dhe jo federatave ruse.  Zotit Rama mund t’i duket Ermonela Felaj gjermane, por është tipike komuniste dhe nuk ka asnjë lidhje me ligjet.

Ai i bëri thirrje Presidentit të vendit që të bëhet garant i Kushtetutës. Gjithashtu njoftoi se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar dy ligje, atë për Portin e Durrësit dhe tatimin e profesionistëve të lirë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!