“Nuk arritëm dot që të distancoheshim…”, Lami: Rrënjët e atij regjimi janë edhe sot

schedule20:51 - 2 Korrik, 2025

schedule 20:51 - 2 Korrik, 2025

Në kuadër të 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë kërkuan strehim në ambasadat e huaja në Tiranë, emisioni “Real Story” në ABC News solli reflektime mbi trashëgiminë politike dhe shoqërore të asaj periudhe.

Analisti Roland Lami u shpreh se Shqipëria nuk arriti asnjëherë të shkëputej realisht nga komunizmi, por përjetoi një riciklim të tij. Sipas tij, mungesa e një distance të qartë nga e kaluara erdhi si pasojë e elitave të papërgatitura për të ndërmarrë një “divorc” të vërtetë me regjimin.

Lami theksoi se strukturat, mendësia dhe taktikat e trashëguara nga koha komuniste vijojnë të ndikojnë edhe sot, duke penguar një transformim të thellë dhe të sinqertë të shoqërisë shqiptare.

“Komunizmi tek ne u riciklua, nuk arritëm dot që të distancoheshim. Nëse do të distancoheshim duhet që të ishin elitat, të cilat nuk e bënë dot aktiv e divorcit. Ne elitat nuk i kishim të përgatitur për të bërë divorcin. Duhen vlerësuar për aktiv, por ndryshimi tek ne nuk ndryshoi në kuptimin e elitave, të mendësisë, të strukturave, taktikave se si trajtohet kundërshtari, dhe elemente rrënjë të atij regjimi janë edhe sot. Përgjigja është që ne nuk arritëm dot që të këputeshim nga regjimi, por patëm një degradim të regjimit në format që sot sa vijnë dhe largohen, por ama na kanë shoqëruar në këto 35 vite”, tha Roland Lami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!