Nga Spanja në burgun ‘313’/ Llabani: Lul Berisha ka kërkuar mosekstradimin deri në Strasburg. Karamuço: Jugu i Spanjës, streha e personave të tillë

schedule22:32 - 20 Mars, 2025

schedule 22:32 - 20 Mars, 2025

Lul Berisha është ekstraduar në Shqipëri për të vijuar vitet e dënimit, por e kundërshton këtë vendim me arsyetimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha për ‘360 gradë’ se jugu i Spanjës ëshët streha e personazheve të tillë, ndërkohë që Luftar Reci ka folur për ngjarje të bujshme duke përmendur edhe Lulzim Berishën.

“Luftar Reçi ka folur shumë për disa prej ngjarjeve që nga 2005. Përmend edhe Lulzim Berishën. I dënuar me 25 vjet për disa prej ngjarjeve të rënda në Durrës dhe është liruar me kusht dhe Gjykata e Lartë e ka kthyer pas. Ne kemi jugun e Spanjës streha të këtyre personave, por për shkak se ka kompleksitet komunitetesh të tjera shumë pak futen në radar personazhe nga Shqipëria. Maroku mban Europën për kanabis sativa.”

Më tej, gazetarja Anduena Llabani bëri me dije se Lul Berisha ka shkuar deri në Strasburg për të kërkuar mosekstradimin e tij në Shqipëri.

“Ka qenë një nga njerëzit që i uleshin në këmbë kur përmendej emri i tij, kishte disa lokale në Durrës që askush nuk futej. Kishte një lokal në pallatin e ish- kryetarit të bashkisë së Durrësit. Ka pasur një tentativë për vrasjen e tij ku është goditur në këmbë. Lul Berisha ka shkuar deri në Strasburg për mos ekstradimin në Shqipëri dhe ka argumente që në Shqipëri i riskohet jeta.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!