Novosti: Anëtarësimi i Serbisë në BE, sundimi i ligjit njëherë pastaj Kosova

schedule13:34 - 19 Nëntor, 2019

schedule 13:34 - 19 Nëntor, 2019

E përditshmja serbe Novosti raportoi se 35 kapitujt e deritanishëm për anëtarësim në BE do të grupohen në shtatë paketa, kështu që anëtarësimi do të arrihet gradualisht në shtatë faza. Kosova sipas saj është në grupin e fundit.

Aderimi i vendeve kandidate në BE së shpejti duhet të ndryshojë në mënyrë dramatike në bazë të propozimeve zyrtare të Parisit që do të shqyrtohen në Bruksel. E përditshmja serbe Novosti raportoi se 35 kapitujt e deritanishëm do të grupohen në shtatë paketa, kështu që anëtarësimi do të arrihet gradualisht në shtatë faza.

Gazeta shkruan se Parisi propozon që kapitujt 23 dhe 24, të cilat kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, të hyjnë në grupin e parë dhe duhet të përmbushen gjatë gjithë procesit, ndërsa kapitulli 35 për Kosovën do të jetë pjesë e grupit të shtatë, i cili është i fundit.

Në grupin e dytë do të ketë kapituj mbi arsimin, kulturën sportive, transportin dhe në grupin e tretë, kapituj për punësimin, shëndetësinë, mbrojtjen e konsumatorit. Grupi i katërt përfshin çështjet ekonomike dhe financiare, i pesti tregun e brendshëm dhe faza e gjashtë përfshin çështjet e jashtme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!