Novoselë, shtatë fshatra ende nën ujë

schedule16:22 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 16:22 - 3 Dhjetor, 2017

Edhe pse lumi Vjosë është tërhequr në zonën e Novoselës, uji është prezent. Dy ditët e para aty niveli shkoi në 5 metra. Për fat nuk pati viktima.

Ka një lajm të mirë. Niveli i Vjosës është ulur. Por në Novoselë situata është akoma e rëndë. Shtatë fshtra; Fitore, Bishan, Akërni,Fermë, Poro, Delisuf, Dëllënj janë nën ujë. Këtu u përmbyten 120 banesa.
Banorët u evakuuan në kohë, pa humbje jete. Më herët, të tjerë kishin braktisur shtëpitë. Rruga përshkohet vetëm nga makinat e ushtrisë. Dëme materiale ka shumë. Por kjo mbetet për tu parë në një fazë tjetër.
Novosela është zona më e dëmtuar nga Vjosa. Hektarë të tërë ndodhën në ujë. Emergjencat kanë punuar në çdo orë dhe çdo banori i është shkuar në ndihmë. Në terren nisën të dalin ekipet e verifikimit për atë çfarë ka ndodhur. Vjosa edhe kësaj here nuk bëri shaka./abcnews.al

 

https://youtu.be/hkayiCi07rY

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!