Novoselë/ Banorët telefonojnë policinë: Këtu ka thasë me drogë

schedule11:41 - 16 Mars, 2018

schedule 11:41 - 16 Mars, 2018

Një sasi kanabis sativa e braktisur u gjet në Novoselë nga banorët e zonës. Policia ka nisur operacionin për të zbuluar autorët dhe në çfarë rrethanash droga ishte lënë aty.

Elton Nika: “Një sasi e konsiderueshme e lëndës kanabis sativa është gjendur në afërsi të fshatit Mifol pranë lumit Vjosë. Sasia e lëndës narkotike mendohet të jetë rreth 600 kilogramë ose diçka më tepër, por për të saktësuar do të jetë policia ajo që do të sekuestrojë dhe më pas do të konfirmojë edhe peshën e saktë të kësaj lënde narkotike”.

Policia nuk kishte asnjë dijeni për drogën e braktisur apo të nxjerrë nga lumit. Informacioni i parë, sipas Drejtorit të Policisë së Vlorës, kishte shkuar në rrugë të dyshimta nga një telefonatë në sallën operative.

Megjithatë, kur mbërritën në vendin e ngjarjes gjetën afro 30 thasë të mbushura me kanabis të grirë që mesa duket kanë qenë për t’u transportuar drejt bregut të detit.

Por ka dyshime që droga mund të ishte vendosur  me ndonjë vend të fshehte dhe është nxjerrë prej aty nga rrjedha e Vjosës, kohën kur u përmbyt zona.

Pasi dhe vetë kanabisi nuk ishte në gjendje të mirë cilësore, por kishte nisur të kalbëzohej.

Pas gjetjes së thasëve me kanabis, policia nisi kontrollet në zonë, dhe në shumë banesa në fshatin Mifol./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!