Novi: Shijuam një estradë në Ballsh, kishin sjellë parodistë nga Vlora

schedule19:45 - 24 Korrik, 2020

schedule 19:45 - 24 Korrik, 2020

Luftëtari u mposht 2-0 në Ballsh kundër Bylisit vendas dhe Neritan Novi, trajneri i bluzinjve nga Gjirokastra, foli pas ndeshjes në një lidhje direkte me Supersport.

E kam thënë qe do luajmë fort deri në fund. Erdhëm për të parë atë estradën e Ballshit, na kishin sjellë parodiste nga Vlora. Arbitrat ndikuan, është gjynah të hanë hakun. Ne jemi ekip me djem të rinj dhe nuk do bënim hatanë këtu.

Kisha futur në fushë 6 lojtarë nën 19 vjeç. Kanë kualitetet dhe do i fus edhe ndeshjen tjetër. Do jenë pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm. Unë personalisht, edhe mund të jem, edhe mund të mos jem. Nuk e di çfarë do ndodhë“, deklaron Neritan Novi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!