Novi: Meritonim barazimin, të gjithë lojtarët janë nën kontratë me Luftëtarin

schedule20:08 - 5 Korrik, 2020

schedule 20:08 - 5 Korrik, 2020

Luftëtari humbi sërish, por luajti mirë ndaj Vllaznisë. 0-1 për skuadrën shkodrane u mbyll ndeshja në Gjirokastër dhe Neritan Novi, trajneri i bluzinjve foli për Supersport në lidhje me takimin e sotëm.

Mendoj se barazimi duhet të ishte rezultati më i drejtë për ndeshjen e sotme. Pas ndeshjes me Flamurtarin, ne kemi bërë mbledhje si staf dhe si klub. Çunat kanë bërë stërvitje serioze gjatë gjithë javës dhe sot reaguan.

Të gjithë lojtarët janë në kontratë 2-vjeçare me Luftëtarin. Janë të gjithë lojtarë të rinj, me ambicie dhe janë e ardhmja e Superligës shqiptare. 5-6 prej tyre aktivizohen me kombëtaren. Të gjithë duam ta rikthejmë Luftëtarin në Superligë, por nuk varet nga unë, e ka në dorë presidenti“, deklaron Novi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!