Novavax, 90 % efektive kundër Covid-19

schedule15:14 - 15 Qershor, 2021

schedule 15:14 - 15 Qershor, 2021

Kompania amerikane farmaceutike e vaksinës Novavax  ka rezultuar 90% efektive ndaj Covid-19, pas provave klinike. Në eksperimentin e kompanisë për të testuar efektivitetin e vaksinës morën pjesë 30 mijë qytetarë nga Meksika dhe SHBA-ja.

Novavax merret përmes dy dozave dhe sipas studimit ka rezultuar 100% efektive në kundër Covid-19 në fazat fillestare dhe 93% kundër disa varianteve. Kompania njoftoi gjithashtu se gjatë tremujorit të tretë të këtij viti do të paraqesë një kërkesë për miratim nga FDA.

Nëse vaksina e Novavax autorizohet nga FDA, ajo do të bëhet vaksina e 4-të në SHBA, pas Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson. Nëse Novavax arrin të miratohet për përdorim emergjent nga FDA, pritet që vaksina të miratohet edhe nga Agjencia Europiane e Barnave si dhe autoritet përgjegjëse të vendeve të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!