Raketa kryesore dhe numri 1 në botë për meshkuj, serbi Novak Djokoviç është tërhequr nga gara me zviceranin Vavrinka e vlefshme për 1/8 e finaleve të US Open. Një dhimbje në shpatull ka kushtëzuar vazhdimin e tij.
Raketa nr. 1 në botë, serbi Novak Djokoviç tërhiqet nga gara në US Open. Shkak, një dhimbje e madhe në shpatull. E kështu është zvicerani Vavrinka që avancon në çerekfinalet e turneut.
Ka provuar gjatë gjithë këtij takimi Novak, por dhimbja e cila e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës ka qenë këtë radhë fatale për vijimësinë e tij. Sidoqoftë deri në vendosjen e tërheqjes nga gara, Vavrinka ishte në avantazhin 2-0 me dy setet e para të fituara: 6-4, 7-5. Kështu turneu amerikan humbet favoritin kryesor për marrjen e këtij Grand Slam-i në tenis, teksa në çerekfinale, Vavrinka do të përballet me Danil Medvedev.
“Tashmë do të më duhet të konsultohem me stafin tim për të kuptuar se si duhet të kurohem për këtë dhimbje në shpatull. Mendoj të marr ca kohë pushim për të kuptuar më shumë dhe për të vlerësuar këtë dëmtim”, kështu shpjegon Novak pas tërheqjes së tij nga gara në 1/8 e US Open.
Sidoqoftë deri në vendimin e lënies së garës dukej edhe vetë që sfida me zvicerianin e kishte lënë vetë Novak që humbiste 2-0. Seti i parë me një kontroll të ndeshjes të plotë nga Vavrinka i cili është shumë i saktë edhe në 8 ace-et e realizuara. Pas setit të parë duket sikur fiton terren numri 1 në botë për tenis dhe arrin të gjejë avantazhin por më pas gjithçka ekuilibrohet në barazimin me game 4-4.
Në këtë moment Djokoviç nis të ndiejë shumë më tepër dhimbje, por gjithçka e mbyll në favorin e tij Vavrinka 7-5 dhe arrin të bëjë të tijin setin e dytë. Përfundimisht nuk ia del, dhe Novak nuk vijon më garën e kështu në çerekfinale përballet me rusin Medvedev./ABC News Albania 24/7