Kompozitorët romantikë erdhën për publikun në koncertin e muzikës së dhomës në Universitetin e Arteve. Pianistja Merita Rexha dhe violinistët Lirza Zaloshnja dhe i ftuari i nderit, Dalibory Karvay ndajnë emocionet për ABC News.
Repertori romantik bëri bashkë në skenë pianisten Merita Rexha me violinistët Lirza Zaloshnja dhe të ftuarin e nderit violinistin, Dalibory Carvay i cili është profesor në Universitetin e Arteve dhe Muzikës në Vjenë dhe fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Pianistja Rexha thotë se në këtë koncert jetoi emocione të veçanta.
Ndërsa violinisti e cilësoi një eksperiencë të bukur këtë në Shqipëri. Violinistja Lirza Zaloshnja, e cila ishte edhe organizatorja e këtij koncerti recital thotë se emëruesi i përbashkët për ta ishte muzika romantike.
Pianistja Merita Rexha nënvizon faktin se koncertet cilësore nuk mungojnë, por mbetet me shpresën që edhe sallat të jenë në të njëjtin nivel. Muzika romantike e Chaykovskit, Bramsit dhe Shostakoviç u mirëprit nga spektatori në sallën e Universitetit të Arteve./ABC News Albania 24/7