Lionel Messi barazoi rekordin e Thierry Henry, për penalltitë e humbura në Champions League. Sulmuesi i PSG u ndal nga portieri i Real Madrid dhe kjo ishte hera e pestë për argjentinasin që ndalej nga pika e bardhë në këtë kompeticion.
Paraqitja e Messit ndaj spanjollëve është vlerësuar me notën 3 nga “L’Equipe”. Ky vlerësim i bërë nuk i ka pëlqyer mikut të Messit, ish-sulmuesit Sergio Aguero
“Mediat franceze e “masakruan” Messin, çfarë idiotësh janë! Çfarë është kjo histori m**i, me penalltinë e humbur. Ai krijoi epërsi numerike në fushë, ishte shumë aktiv dhe bëri një ndeshje shumë të mirë”, tha Aguero. / abcnews.al