Nostalgjikë te Tirana: Kur merrnim fitoren më të thellë europiane

schedule14:30 - 27 Shtator, 2020

schedule 14:30 - 27 Shtator, 2020

Tirana luan të enjten kundër Young Boys në Zvicër dhe në kampin bardheblu e kanë mendjen tek ajo përballja. Gjithsesi në klub nuk harrojnë edhe të shkuarën dhe kujtojnë fitoren rekord të arritur në kompeticionet europiane.

Rikthim në kohë 31 vite më parë, kur Tirana i shënonte pesë herë Sliema Wanderers. Në postimin e bërë në rrjetet sociale është publikuar edhe formacioni i asaj ndeshjeje dhe autorët e golave, që janë emra të njohur si Agustin Kola, Sinan Bardhi, Skënder Hodja dhe Sinan Bardhi.

“Si sot 31 vite më parë shënohet fitorja më e thellë në Evropë për Tiranën, 5–0, e arritur kundër Maltezëve të Sliema Ëanderers, më 27 shtator 1989. Të drejtuar nga trajneri Shyqyri Rreli, bardheblutë zbritën në fushë me këtë formacion:

Halim Mersini, Fatos Daja, Leonard Liti, Krenar Alimehmeti, Skender Hodja, Mirel Josa, Artur Lekbello, Bedri Omuri, Sinan Bardhi, Agustin Kola, Florian Riza”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi 25 herë kampion i vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!