Willian është pjesë e Chelsea prej vitit 2013, aventurë që po vjen drejt fundit. Braziliani ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe akordi për rinovimin nuk po gjendet. 31-vjeçari, për të cilin interesohet Juventusi, e ka shprehur gjithmonë se ndihet për mrekulli në Londër.
Karriera e tij pritet të vazhdojë në kryeqytetin anglez, por me një tjetër skuadër. Daily Mail raporton se Willian mund të transferohet te Tottenham. Jose Mourinho e njeh mirë sulmuesin e djathtë dhe po mendon t’i ofrojë një kontratë.
Trajneri i Spurs ka punuar me lojtarin te “Blutë e Londrës” dhe marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira. Kalimi te Tottenham është një opsion që e tundon Willian, i cili do i plotësonte dëshirën familjes së tij duke vijuar jetesën në Londër. /abcnews.al