Norvegjia: Vendosja e çmimit tavan për gazin rus nuk do të zgjidhë krizën energjetike të Europës

schedule15:34 - 12 Shtator, 2022

schedule 15:34 - 12 Shtator, 2022

Kryeministri i Norvegjisë tha se vendi i tij dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord për një dialog mbi propozimet për zgjidhjen e krizës energjetike të Europës, sipas mediave të huaja.

“Ne po vazhdojmë bisedimet por jemi skeptikë ndaj rritjes së çmimit të gazit natyror”, tha Jonas Gahr Stoere në një deklaratë pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

“Vendoja e një çmimi të lartë nuk do të zgjidhte problemin themelor, që është reduktimi i gazit në Europë,” tha ai.

Ministrat e energjisë të BE-së  javën e kaluar i kërkuan Komisionit Europian të propozojë vendosjen e kufirin për gazin rus. Norvegjia, e cila nuk është anëtare e BE-së, është bërë furnizuesi më i madh i bllokut të gazit  pasi Rusia shkurtoi eksportet drejt vendeve anëtare pas pushtimit të Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!