Norvegjia premton 1 miliardë euro ndihmë shtesë për Ukrainën

schedule01:49 - 2 Korrik, 2022

schedule 01:49 - 2 Korrik, 2022

Norvegjia ka premtuar një shtesë prej 1 miliardë eurosh (865.4 milionë £; 1.04 miliardë dollarë) për të mbështetur Ukrainën për pjesën tjetër të vitit 2022 dhe 2023, tha  kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store.

Ai tha se paratë do të jepen  për të ndihmuar Ukrainën të mbështesë njerëzit në nevojë, për tu mbrojtur nga Rusia si edhe për veten dhe për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar nga raketat ruse, raporton BBC.

Norvegjia ka kontribuar deri më tani rreth 202 milionë euro (175 milionë £; 210 milionë dollarë) në mbështetje të Ukrainës dhe vendeve fqinje të saj, në përgjigje të agresionit ushtarak të Rusisë, tha qeveria norvegjeze.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka propozuar gjithashtu një ndihmë makro-financiare prej 1 miliard euro për Ukrainën./abcnewes.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!