Norvegjia planifikon t’i shtojë 630 milionë dollarë buxhetit të ushtrisë

schedule08:21 - 3 Maj, 2024

schedule 08:21 - 3 Maj, 2024

Qeveria e Norvegjisë ka bërë të ditur të enjten se do t’i shtojë 630 milionë dollarë për forcat e saj ushtarake në 12 vjetët e fundit, në mes të tensioneve në rritje në rajon.

Njoftimi erdhi në krye të planeve të shpallura muajin e kaluar për një “rritje historike” prej 54 miliardë dollarësh në buxhetin e mbrojtjes të vendit, të pasur me naftë, gjatë të njëjtës periudhë.

“Duhet ta rritim kapacitetin operacional të Forcave të Armatosura”, ka thënë kryeministri Jonas Gahr Støre, duke cituar tensionet në rritje në rajon, si arsye për këtë shtesë, raporton AP.

Gahr Støre ka thënë të enjten se rritja e kombinuar e buxhetit nënkupton se Norvegjia do ta arrijë qëllimin e NATO-s për shpenzime ushtarake prej 2% të GDP-së së secilit shtet anëtar këtë vit.

Në vitin 2024, buxheti për mbrojtje i shtetit skandinav pritet të rritet në 9.4 miliardë dollarë.

Ministri i Financave i Norvegjisë, Trygve Slagsvold Vedum, e ka quajtur këtë “një rritje të fuqishme: dhe ka thënë se ishte “një investim i nevojshëm për ta forcuar lirinë tonë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!