Norvegjia paralajmëron njerëzit që të qëndrojnë larg balenës ‘spiune”

schedule12:51 - 25 Maj, 2023

schedule 12:51 - 25 Maj, 2023

Norvegjia ka paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg balenës ‘spiune’, për të shmangur lëndimin ose vrasjen aksidentale të saj. Balena, me nofkën Hvaldimir, fitoi famë ndërkombëtare në vitin 2019 pasi u pa me një rrip të veçantë posaçërisht për një kamerë, gjë që bën që ekspertët të besojnë se balena mund të jetë trajnuar nga ushtria ruse.

Që nga viti 2019, ajo thuhet se ka udhëtuar përgjatë bregdetit norvegjez me disa ndalesa gjatë rrugës. Balena, e cila është një specie e mbrojtur në Norvegji, tani jeton në Oslofjord.

Kjo do të thotë se ajo ka mbërritur në një zonë shumë të populluar dhe rreziku që balena mund të lëndohet për shkak të kontaktit me njerëzit është bërë dukshëm më i madh.

Në një deklaratë të mërkurën, drejtori i peshkimit Frank Bakke-Jensen tha se deri më tani ka pasur vetëm incidente të vogla ku balena ka pësuar lëndime të lehta, kryesisht nga kontakti me varkat.

Por ai u bëri thirrje njerëzve të mbajnë distancën e tyre, edhe pse balena është e zbutur dhe e mësuar të jetë rreth njerëzve.

“Ne veçanërisht inkurajojmë njerëzit në varka që të mbajnë një distancë për të shmangur që balena të plagoset ose, në rastin më të keq, të vritet nga trafiku i anijeve”, tha Bakke-Jensen.

Drejtoria e Peshkimit do të monitorojë lëvizjet e balenës me shpresën që ajo të kthehet kur të arrijë në fund të Oslofjordit. Në vitin 2019, ekspertët thanë për  CNN se Hvaldimir ishte një kafshë e stërvitur dhe provat sugjeruan se kishte ardhur nga Rusia.

Ndërkohë Jorgen Ree Wiig, një biolog detar në Drejtorinë e Peshkimit të Norvegjisë, tha për CNN se rripi dukej  posaçërisht i bërë për  pajisje për kamerat GoPro në secilën anë të saj.

Dhe në kapëset e rripit shkruhej “Pajisjet e Shën Petersburgut”, duke kontribuar në një teori që balena vinte nga Murmansk, Rusi dhe ishte trajnuar nga marina ruse.

Marina ka qenë e njohur për trajnimin e tyre për të kryer operacione ushtarake më parë, tha Wiig, “si ruajtja e bazave detare, ndihma e zhytësve, gjetja e pajisjeve të humbura”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!