Norvegjia kërcënon se do të gjobisë ‘Meta-n’ për shkelje të privatësisë

schedule08:21 - 18 Korrik, 2023

schedule 08:21 - 18 Korrik, 2023

Agjencia norvegjeze e mbrojtjes së të dhënave tha të hënën se do të ndalojë kompaninë mëmë të Facebook dhe Instagram, Meta të përdorë informacionin personal të përdoruesve për reklama të synuara, duke kërcënuar me gjobë prej 100,000 dollarësh ditore nëse kompania vazhdon.

Rregullatori Datatilsynet tha se vendosë gjoba çdo ditë nga 4 gushti deri më 3 nëntor, nëse Meta nuk merr masa. Ai tha se Meta nuk mund të mbledhë të dhënat e përdoruesve, si vendndodhjet fizike të përdoruesve, dhe t’i përdorë për të synuar reklamat në to, të quajtur reklama e sjelljes.

“Është kaq e qartë se kjo është e paligjshme sa duhet të ndërhyjmë tani dhe menjëherë. Nuk mund të presim më”, tha Tobias Judin, kreu i seksionit ndërkombëtar të Datatilsynet. Meta tha se do të rishikonte vendimin e Datatilsynet dhe se nuk do të kishte asnjë ndikim të menjëhershëm në shërbimet e saj.

Datatilsynet ia ka referuar lëvizjen e saj Bordit Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave, i cili nëse bie dakord, mund ta bëjë gjobën të përhershme dhe të zgjerojë shtrirjen territoriale të vendimit në Evropë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!