Norvegjia i bashkohet ‘koalicionit ndërkombëtar’ për të furnizuar Ukrainën me F-16

schedule15:58 - 15 Prill, 2024

schedule 15:58 - 15 Prill, 2024

Norvegjia i është bashkuar ‘koalicionit ndërkombëtar’ për të furnizuar Ukrainën me F-16. Vendimi u zbulua nga ministri i Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba.

“Jam i bindur se Ukraina duhet të forcojë aftësinë e saj sulmuese dhe të godasë prapa vijës së frontit, për këtë arsye ne jemi shumë të lumtur që i bashkohemi koalicionit F-16, në të cilin do të ofrojmë F-16 norvegjeze, të modernizuara dhe në gjendje të mirë”, u shpreh ministri norvegjez.

Ministri theksoi se ashtu si Danimarka dhe Holanda, Norvegjia po kontribuon në trajnimin e pilotëve ukrainas për luftëtarët F-16 të prodhimit amerikan.

I pyetur se sa avionë F-16 do të dërgojë Norvegjia, ai nuk pranoi të japë një numër të saktë, por siguroi se do të jetë “i rëndësishëm”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!