Norvegjia dozë të tretë vaksine për të gjithë të rriturit

schedule13:35 - 12 Nëntor, 2021

schedule 13:35 - 12 Nëntor, 2021

Doza e tretë e vaksinës do të fillojë që të aplikohet në Norvegji për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Ndërkohë deri më tani në këtë vend janë ofruar dozën e tretë përforcuese vetëm personave mbi 56 vjeç.

“Secilit person 18 vjeç e lart do t’i ofrohet doza e tretë e vaksinës vitin e ardhshëm”, tha të premten kryeministri Jonas Gahr Stoere në një konferencë për media.

Norvegjia, në fund të shtatorit, u ka dhënë fund masave kundër koronavirusit, të cilat për 18 muaj kanë kufizuar ndërveprimet sociale dhe kanë penguar shumë biznese.

Vendi nuk do t’i kthehet izolimit, tha Stoere. Edhe pse 87% e të rriturve në Norvegji kanë marrë së paku dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, infeksionet dhe shtrimet në spital aktualisht janë duke u shtuar.

Norvegjia përdor vaksinat e prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!