Në Norvegji, qeveria ka paraqitur një projektligj që kërkon që të paktën 40% e anëtarëve të bordit të kompanive të jenë femra.
Sipas Bloomberg, ministri norvegjez i Tregtisë dhe Industrisë, Jan Christian Vestre, bëri të ditur përmbajtjen e projektligjit në një konferencë për shtyp.
“Norvegjia është vendi i parë në botë që bëri hap në këtë drejtim”, tha Vestre.
Nëse projektligji miratohet, 20.000 kompanitë e mëdha të vendit do të detyrohen të kenë të paktën 40% të anëtarëve të bordit femra deri në vitin 2028.