Norma të larta interesi, por kreditë me probleme ulen/ Zbritën në nivelin e 5.12% gjatë muajit tetor

schedule14:48 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 14:48 - 11 Dhjetor, 2023

Bizneset dhe qytetarët kanë arritur që të shlyejnë në kohë këstet e kredive. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tetor ka pasur një ulje për të dytin muaj radhazi të nivelit të kredive me probleme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, konfirmojnë se ky tregues zbriti në 5.12%, nga 5.24% që kishte qenë në muajin shtator.

Treguesi vijon të mbetet pranë niveleve minimale të regjistruara gjatë këtij viti dhe konfirmon se sistemi financer bankar në vend është i qëndrueshëm.

Kreditë e këqia kanë vijuar trendin ulës edhe pse Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit në nivelin 3.25% një faktor ky që ndikon direkt në shtrenjtimin e kredive.

Shifrat mbeten më pozitive edhe se parashikimet e institucioneve .Ndërkohë edhe kreditii ka vijuar me ritme të kënaqshmë dhe për muajin tetor, portofoli i kredisë për ekonominë u zgjerua me afërsisht 5 miliardë lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!