Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Nora Istrefi, sot feston ditëlindjen. E lindur më 25 mars të vitit 1986, këngëtarja mbushi sot plot 36 pranvera.
Që në orët e para të mesnatës, këngëtarja ka marr urime të shumta nga miq, shokë dhe familjarë. Mes tyre ka qenë edhe motra e vogël, Era, e cila tashmë është një yll ndërkombëtar. Ajo ka postuar një foto në Instastory, ku shkruan: “Urime ditëlindjen, bukuroshe. Jam mirënjohëse për të gjitha kujtimet tona dhe e emocionuar për t’i krijuar të rejat së bashku”./abcnews.al