Artistët po punojnë për të sjellë prurjet më të reja për këtë verë, dhe duket se ky sezon ka si kryefjalë bashkëpunimet. Së fundmi, është zbuluar se këngëtarja Nora Istrefi është bërë bashkë për një duet me reperen Melinda Ademi, megjithëse ende nuk dihet një datë lançimi.
Duket se Nora ka vendosur të vijë ndryshe këtë herë, dhe duke qenë se dy vajzat janë shumë të sukseshme, me siguri që edhe ky projekt do të kthehet në hitin veror të radhës.
Kujtojmë që projekti më i fundit i Norës ishte “Ana” në bashkëpunim me Gjikon, ndërsa Melinda lançoi këngën më të re pak javë më parë të titulluar “24 Bars”. /abcnews.al