Nuk ka medalje as për Nora Gjakovën në Botërorin e xhudos që po zhvillohet në Doha të Katarit.
Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Gjakova së pari u ndal në çerekfinale nga turkja Hasret Bozkurt, ndërsa në luftën e parë të repesazhit humbi edhe nga Mimi Huh e Koresë së Jugut.
Para Norës, dje dhe sot garuan edhe Erza Mumimovic, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha, por që asnjëri prej tyre nuk kanë arritur që të sigurojnë medalje në këtë kampionat./ Kosovapress