“Non grata”, Tom Doshi “shpëton” Berishën

schedule15:27 - 11 Nëntor, 2021

schedule 15:27 - 11 Nëntor, 2021

Nga Esiona Konomi

Në betejën me SHBA-në dhe Lulzim Bashën, Sali Berisha mund të rrijë i qetë për karrigen e deputetit, të paktën përkohësisht. Pasi precedenti i Tom Doshit që mund t’i hiqte atij mandatin, ra. Gjithsesi debati ngel i hapur, nëse dikush i kërkon prokurorisë verifikim të thelluar për Berishën e shpallur “non grata”.

Prokuroria e Përgjithshme bëri verifikim të thelluar për Tom Doshin, duke i përcjellë KQZ-së informacionin zyrtar të marrë nga Ambasada Amerikane, se Doshi ishte shpallur nonn grata për përfshirje në korrupsion madhor. Por, kreu i PSD u dorëhoq nga mandati që në 26 prill, ndaj Celibashi mori këtë vendim:

Nëse Celibashi do të kishte marrë një vendim, do të përbënte herën e parë që ai do të vlerësonte nëse një deputet i shpallur non grata, e humbet ose jo mandatin. E kjo, do të përbënte një kthesë të fortë për karrierën e Sali Berishës.

Por, për sa kohë, askush nuk ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme një verifikim të thelluar për të, Berisha mund të rrijë i qetë.  Por nëse dikush e vendos në lëvizje mekanizmin e dekriminalizimit, sic bëri PD për Doshin, KQZ do të duhet të marrë një vendim të vështirë për ish-kryeministrin./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!