“Non grata” të tjerë, si u paralajmërua në studion e ABC goditja e radhës nga SHBA

schedule17:01 - 11 Prill, 2022

schedule 17:01 - 11 Prill, 2022

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur sot “non grata”, ish-deputetin e Partisë Socialiste Aqif Rakipi, si dhe biznesmenin Ylli Ndroqi. Po ashtu në listën e të sanksionuarëve nga Departamenti i Thesarit janë edhe figura të njohura në Ballkan, si ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov.

Lexo edhe: SHBA shpall “listën e zezë” për Ballkanin, mes tyre Aqif Rakipi, Nikola Gruevski, Sasha Mjallkov, ish-presidenti serb, etj

Sakaq, goditja e radhës e SHBA-së u paralajmërua pak ditë më parë në studion e “Log.” në ABC. Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se brenda dy javëve mund të ketë persona të tjerë të shpallur “non grata”, të cilët s’do të mund të kalojnë përtej oqeanit.

“Në harkun e një ose 2 javëve mund të kemi persona të tjerë non grata”, tha Vangjeli.

Kujtojmë se në maj të vitit të kaluar SHBA shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, me akuzën e korrupsionit dhe minimit të demokracisë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!