“Non grata” të tjerë, Lorenc Vangjeli paralajmëron goditje nga SHBA

schedule13:32 - 12 Prill, 2022

schedule 13:32 - 12 Prill, 2022

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata”, ish-deputetin e Partisë Socialiste Aqif Rakipi, si dhe biznesmenin Ylli Ndroqi.

Po ashtu në listën e të sanksionuarëve nga Departamenti i Thesarit janë edhe figura të njohura në Ballkan, si ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov. Sakaq, goditja e radhës e SHBA-së u paralajmërua pak ditë më parë në studion e “Log.” në ABC. Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se brenda dy javëve mund të ketë persona të tjerë të shpallur “non grata”, të cilët s’do të mund të kalojnë përtej oqeanit.

Sot Vangjeli i ftuar në “ABC Live” u shpreh që do të ketë të tjerë persona “Non grata”. Sipas Vangjelit ka një listë të gjatë dhe është një hallkë që emrat në të nuk do të ndalen.

Vangjeli: Ato që dëgjuat dje janë vetëm një pjesë e një hallke. Por ajo që vjen më pas është ë e gjatë se kaq. Po ka emra të tjerë. Ne kemi harruar që në këtë listë nuk do rreshtin. Ka pasur më parë një listë shumë herë më të madhe. Ata u thirrën në ambasadë dhe njoftoheshin që nuk mund të merrnin vizë amerikane. Ata prokuror dhe gjykatës janë jashtë sistemit.”

I pyetur nëse janë ish funksionar apo ish politikanë, apo në nivel të larta aktualisht, Vangjeli u shpreh se ujërat e turbullta të Shqipërisë kanë shumë “peshq”.

Vangjeli: Në këto ujëra tona të turbullta, ka shumë peshq. Biden e ka përcaktuar korrupsionin si një rrezik që cënon stabilitetin e SHBA.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!