Përfaqësuesi i koalicionit Djathas për Zhvillim, Rezart Kthupi thotë se SHBA nuk ka problem me PD si subjekt politik.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kthupi u shpreh se problemi është Sali Berisha dhe se ai duhet të largohet nga drejtimi i PD.
“Kthehemi pas në kohë. PD nuk kishte problem me SHBA, dhe nuk ka sot subjekti. Kur i filluan problemet? Kur Sali Berisha u kthye në krye të PD. Nuk e ka subjekti politik problemin. Largoje individin dhe nuk ke problem. Largo individin. Që të kuptosh kur është problemi, largo faktorin Berisha nga PD dhe shikon, a ka më probleme PD me Shtëpinë e Bardhë?”, theksoi ai./abcnews.al