Noka në protestën e banorëve të “5 Majit”: Jënë hedhur në rrugë nga pashpirtësia qeveritare

schedule11:04 - 3 Shkurt, 2022

schedule 11:04 - 3 Shkurt, 2022

Banorët e “5 Majit” në Tiranë janë mblehdur sot sërish para Parlamentit për të protestuar për shembjen e banesave të tyre. Protestës së banorëve u janë bashkuar edhe deputetë të Komisionit të Rithemelimit.

Flamur Noka tha ndër të tjera se banorët kërkojnë tgë drejtën e tyre, por deri më tani kanë marrë vetëm heshtje. Deputeti u zotua se ata do të ndërmarrin një nismë ligjore.

“Kanë pritur që dikush t’u japë rrugë problemeve të tyre. Por deri tani kanë parë vetëm heshtje dhe shpërfillje. Sot është shtuar numri i banorëve të Tiranës që hidhen në rrugë të madhe pamëshirë. Që nga 2013 e deri më sot në çdo projekt që është paraqitur ka pasur dy shtylla: e para korrupsioni dhe e dyta pashpirtësia e tyre ndaj qytetarëve. Këta banorë nuk kërkojnë asgjë tjetër, të zhvillohen projektet për ti dhënë një fytyrë normale Tiranës, por asnjë prej tyre nuk është i paligjshëm në tokën e tij. Çdo kush prej tyre kanë sakrifikuar jetën për të ndërtuar atë banesë. Nuk ka vend në botë ku pashpirtësia qeveritare të arrij këto përmasa. Në një dimër të acartë të hedh në rrugë mijëra banorë. Ju kemi dhënë bonos thonë, por ka gjë më qesharake. Me atë bonos nuk marrin dot as një dhomë me qira.

Tregon që për këtë qeveri ka vetëm një prioritet, të vjedhin, plaçkisin. Këtu duhet të ishte Elisa të jepte llogari, pse u devijua projekti. Në Paskuqan projekti ka qenë që të kalonte në të dy anët e lumit dhe nuk prekte banorët. Kjo është fytyra e kësaj qeverie. Ne do bëjmë gjithçka për të ndërmarrë një nisëm ligjore. Ne jemi këtu për tu thënë banorëve se do të jemi në krah të tyre, nuk do t’i braktisim në kauzën e tyre. Këta qeveritare flenë të gjithë rehat në kushte luks”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!