Sulm të “klanit Xhafa”, e ka quajtur deputeti Flamur Noka procesin gjyqësort të Ervin Salianjit, seanca për të cilin u shty ditën e sotme.
Në një shënim në rrjetet sociale, Noka shkruan se Salianjit i janë vërsulur me procese gjyqësore të montuara.
Reagimi i plotë:
Klani Xhafa në sulm kundër deputetit Salianji
Kolegu Ervin Salianji bëri publik investigimin e gazetarit që provonte se vëllai i “rilindasit” Fatmir Xhafa vazhdonte organizimin e trafikut të drogës.
Me procese gjyqësore të montuara në shkallën e parë dhe në apel, vëllazëria e drogës i është vërsulur deputetit të Partisë Demokratike me akuzën se ai u ka dëmtuar imazhin që me “djersën e ballit” e kanë vendosur në Itali e Venezuelë.
Pjesë e planit për t’i mbyllur gojën deputeti Salianji janë gjyqtarë me lidhje miqësore me klanin Xhafa, agjentë të SHISH, dëshmitarë të rremë e mbi këta qëndrojnë dy narkoshtetarët Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.
Ndodh edhe kjo, që një i arratisur ka besim te drejtësia.
/abcnews.al