Noka dhe Boçi shkelin ligjin, vazhdojnë xhirot nëpër qendrat e votimit në Elbasan

schedule13:25 - 14 Maj, 2023

schedule 13:25 - 14 Maj, 2023

Elbasani duket se është dhe një ndër bashkitë ku gara duket e nxehtë për drejtimin e bashkisë.

Gazetarja Elisa Gjerani raporton për ABC News se pas incidentit që u raportuar pak më parë në gjimnazin “Dhaskal Todri”, ku komisionerët kërkuan ndërhyrjen e policisë, pasi pretendonin se deputeti i Foltores, njëkohësisht dhe mbështetësi i kandidatit për kryebashkiak të koalicionit Bashkë Fitojmë po ushtronte presion.

Ndër të tjera gazetarja e ABC News, thekson se pas “Dhaskal Todri”, Noka është parë në ambientet e qendrës së votimit të ngritur në universitetin Aleksandër Xhuvani.

Ndër të tjera komisionerët kanë theksuar se po ashtu në shkollën Jeronin De Rada në kundërshtim me ligjin është parë në ambientet e qendrës së votimit kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Luçiano Boçi./abncews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!