Noka ‘dëbon’ Bashën: Brava dhe AliBasha, nuk janë në opozitë. PD: Opozitarët e rrugicave

schedule15:13 - 11 Janar, 2024

schedule 15:13 - 11 Janar, 2024

Numri dy i Foltores, Flamur Noka i mbylli derën që nënkryetari Luçiano Boçi, e la gjysmë të hapur Lulzim Bashës. Njësoj si Berisha dhe me të njëjtat fjalë, Noka e përjashtoi atë nga mundësia për të qenë në çatin e federatës, që opozitarët po përpiqen të bëjnë.

“Kur të flasin për çështjen e qeverisë dhe për ushtarët e saj mund të përfshijnë Bravën. Brava dhe Alibasha për ne nuk janë opozitë”

Siç aleatët e vegjël u kërkojnë, Noka konfirmoi se vazhdojnë përpjkejt që forcat opozitare të bëhen bashkë dhe ata janë duke hartuar një platformë se si mund të shkohet drejt bashkimit.

“Sigurisht në kontaktin e parë që kemi është diskutuar dhe është lënë që të hartohet një platformë për të konceptuar idenë e bashkimit.  Dhe jemi në përpjekje të vazhdueshme për të bashkuar opozitën. Kur them për të bashkuar opozitën e kam thënë dhe e them që PD është e qartë në qendrimin e saj”

Ideja e bashkimit është një arsye për ti ndarë edhe më shumë mesa duket. Sekretari për Marrëdhëniet me Publukun, në PD-në e Bashës, Edvin Kulluri reagoi me ironi për Nokën, duke i kërkuar që të ndahet nga Sali Berisha.

 Këta që sot pretendojnë bashkim të opozitës janë shkaku i përçarjes së saj. E vetmja rruge që kanë “opozitarët e rrugicave” për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike është që të mbajnë qendrim të qartë për personat e shpallur Non-Grata, duke u ndarë përfundimisht nga ta. Kjo kërkon njerëz të lirë dhe me dinjitet”

Aleatët e vegjel të pd, pavarsisht dështimit të idesë së Federatës, nëntorin e shkuar, kur e prezantuan për herë të parë, ata këmbëngulin sërish në këtë për bashkim. Por ndarja e Bashës me Foltoren duket e thellë, të paktën deri më tani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!