Noizy është një nga reperët më të pëlqyer, ndonëse vitet ikin. Ai lancon herë pas here këngë, të cilat janë kthyer menjëherë në hite.
Së fundi, Noizy përmes një postimi i ka kërkuar fansave, që të bëjnë sa më shumë dëgjime për këngën “Bando Diares”, për t’u futur në listat e Mbretërisë së Bashkuar.
“Eshte nje garë e rendesishme dhe kjo garë eshte deri neser… do ju kisha lutur te gjitheve ti bejme sa me shume streams dhe te blejme REMIX qe te futemi ne UK CHARTS”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se ky projekt muzikor i Noizyt erdhi në bashkëpunim me Dutchavelli, OneFour, Kekra dhe Divine. l.k/abcnews.al


