Njujorkezët do duhet që të tregojnë “pasaportën e Covid-19” ose një test negativ nëse duan të shijojnë ndonjë event sportiv apo film, në kuadër të një programi pilot.
Zyra e guvernatorit Andrew Cuomo bëri të ditur iniciativën që është quajtur “Pass Excelsior”. Pasaporta, e zhvilluar në partneritet me IBM, thuhet se është teknologji e sigurt që mund të konfrimojë nëse një person është vaksinuar apo ka pasur së fundmi test negativ për virusin.
Faza fillestare e testimit pilot filloi më 27 shkurt me ndeshjen Brooklyn Nets në Barclays Center në Brooklyn. Testimi vazhdoi edhe të martën në mbrëmje në ndeshjen New York Rangers në Madison Square Garden.
“Ngjashëm me biletat e shkarkuara në celularë për linjat ajrore, individët do të jenë në gjendje të shtypin lejen e tyre ose ta ruajnë atë në smartphone duke përdorur “Wallet App” të Excelsior Pass,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e guvernatorit.
Çdo leje do të ketë një ‘kod të sigurt QR, të cilin organizuesit e eventeve do ta skanojë duke përdorur një aplikacion shoqërues për të konfirmuar statusin shëndetësor-COVID të dikujt. sb/abcnews.al/