Këtë vit pritet që të gjithë qytetarët të marrin pjesë në festimet e sivjetme të Vitit të Ri në sheshin “Times Square” të Nju Jorku.
Lajmin e ka konfimruar kryebashkiaku i qytetit, Bill de Blasio, i cili ka theksuar se pas një viti heshtje, këtë vit festimet do të ndiqen në shesh.
Njerëzit që duan të shohin rënien e topit këtë vit, do të duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit të plotë ose test negativ kundër sëmundjes COVID-19.
Rënia e topit simbolizon fillimin e Vitit të Ri. “Më në fund mund të bashkohemi sërish. Do të jetë e mahnitshme, do të jetë një gëzim për këtë qytet”, tha kryebashkiaku de Blasio.
Njerëzit e kanë festuar natën e Vitit të Ri në “Times Square” qysh në vitin 1904.
Por, vitin e kaluar, festimet janë anuluar, pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u kanë bërë thirrje njerëzve që t’i shmangin tubimet. De Blasio tha se ka punuar me Departamentin e Shëndetësisë dhe Departamentin e Policisë së Nju Jorkut që festa të kalojë mirë.
SHBA-ja ka regjistruar numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në botë./abcnews.al