Nju Jork, Prokuroria mbyll fondacionin e bamirësisë së Presidentit Trump

schedule21:11 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 21:11 - 18 Dhjetor, 2018

Prokuroria e Nju Jorkut ka urdhëruar mbylljen e fondacionit të bamirësisë së familjes Trump, nën akuzën se ka shërbyer për qëllime të tjera. Duke njoftuar vendimin, autoritetet kanë deklaruar se fondacioni është përfshirë në aktivitete ilegale dhe ka shkelur ligjet federale të Shteteve të Bashkuara.

Fondacioni i bamirësisë i Presidentit Amerikan Donald Trump është detyruar të mbyllë dyert për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të fondeve të tij. Mbyllja e fondacionit është konfirmuar nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Barbara Andërvud, që do të mbikëqyrë shpërndarjen e parave të mbetura. Kryeprokurorja ka akuzuar presidentin Trump dhe tre fëmijët e mëdhenj të tij se e kanë përdorur fondacionin për qëllime private dhe përfitime politike. Zonja Andërvud është shprehur e tronditur nga aktivitetet ilegale ku është përfshirë fondacioni i kreut të shtetit, përfshirë këtu koordinimin e paligjshëm me fushatën presidenciale të tij. “Në këtë mënyrë, fondacioni ka funksionuar si një bllok çeqesh në shërbim të interesave financiare dhe politike të zotit Trump”, ka deklaruar Andërvud. Zyrtarja e lartë ka sqaaruar se, në situatën aktuale, fondacioni mundet vetëm të mbyllet nën mbikëqyrjen e drejtësisë dhe mund t’ia shpërndajë asetet e tij vetëm organizatave të lejuara nga prokuroria. “Kjo është një fitore e rëndësishme e sundimit të ligjit, që tregon qartë se rregullat vlejnë për të gjithë”, ka thënë më tej kryeprokurorja. Ajo ka shtuar se zyra e saj do të vijojë hetimet për t’u siguruar që Fondacioni Trump dhe drejtuesit e tij të mbahen përgjegjës për shkeljet e vazhdueshme të shtetit dhe ligjeve federale të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!