Njomza, shqiptarja që Ariana Grande i thotë “Të dua”

schedule09:20 - 17 Janar, 2020

schedule 09:20 - 17 Janar, 2020

Pak e njohim Njomzën, një vajzë që ka një vit është krahu i djathtë i artistes Ariana Grande. Por duket se ato janë më shumë se shoqe të paktën  nga statuset e tyre të fundit në Twitter.

Nëse shikoni profilin e Ariana Grandes në Twitter do të shihni se sa shumë është e dashuruar ajo në pop artisten Njomza Vitia.

“Të dua, Njomza”, shkruan ajo në një status të fundit Ariana.

 

Por, pse Ariana Grande është e lidhur kaq shumë me Njomzën?

Kjo sepse ajo është artistja që ka bërë muzikën e shumicës së këngëve të Ariana Grandes derisa këndon në disa këngë të Mac Miller dhee Skrillex.

Në fakt Njomza ishte njohur me Ariana Granden nëpërmes Mac Miller pasi që kishte nënshkruar me kompaninë e tij për të bërë muzikë.

Vitin e kaluar Njomza filloi të krijojë këngë edhe për vetën, derisa me e njohur u bë me këngën “7 Rings”, që e kishte krijuar për Ariana Granden .

Në disa intervista ajo ka thënë se përpos muzikës ka shumë dëshirë që ta përkrah edhe komunitetin LGBT por edhe ti ndihmojë të varfërit.

Kurse punën me Ariana Granden e konsideron edhe qejf përpos rritjes se saj në karrierë. Këngëtarja po ashtu thotë se ka pasur një takim me Bebe Rexhan por jo me Dua Lipën dhe Rita Orën. /abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!