PS e PD bashkë për pensionet me Italinë/ Miratohet në komisione marrëveshja mes dy qeverive, përfitojnë rreth 500 mijë persona

schedule14:26 - 13 Maj, 2024

schedule 14:26 - 13 Maj, 2024

Rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali do t’u njihen kontributet për pension. Po ashtu nga kjo  përfitojnë edhe rreth 4 mijë italianë që jetojnë e punojnë në vendin tone.

Marrëveshja  për njohjen e pensioneve midis Shqipërisë e Italisë ka bashkuar opozitën e maxhorancën të cilët kanë votuar pro kësaj nisme.

Zv.ministrja Olta Manjani theksoi se pas marrëveshjes qytetarët nuk do të humbasin asnjë ditë pune ndërsa sqaroi kategoritë që përfitojnë.

Aktualisht  qeveria ka nisur negociatat  teknike për njohjen e pensioneve me Greqinë

Zv.ministrja bëri me dije se aktualisht janë në përfundim të diskutimeve për të reformuar skemën totale të pensioneve në vend./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!