Kryeministri Edi Rama lajmëroi nisjen e negociatave me Greqinë për njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në shtetin fqinj.
“Kanë nisur negociatat me Greqinë, per njohjen e pensioneve. Janë ngritur grupet e punës. Bëmë marrëveshjen me Italine, e arritëm. Ajo ishte e fortë. Por Greqia sështë Italia. Shtuar që ka më shumë shqiptarë në Greqi. Ndaj dhe kjo do jetë më e forta. Kështu që jam besimplotë”.
Greqia është vota e fundit politike për anëtarësimin e Shqipqrisë në BE. Por vetot e mëparshme të Athinës në Tiranë sjellin hijet e së ardhmes.
Garante për të bindur Greqinë ka dale edhe kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni, me Italinë që në 2028 do të marrë Presidencën e BE.
Rama ndërkohë vijoi turin e takimeve në Tirane në njësinë 2. Pas deklaratës në emision Real Story në Abc News, Rama konfirmoi edhe para qytetarëve Erion Veliajn si kryebashkiak deri në 2027. Por në kushtet e burgut, ai i kërkoi stafit të Bashkisë t’i japë drejtim punëve të kryeqytetit.
“Kjo situatë është paksa e imponuar, jo prej nesh, jo nga rrethanat tona. Megjithatë secili apo secila duhet të bëjë maksimumin për të bërë më të mirën ne Bashkinë e Tiranës. U nisëm për fushatë, por mesa duket zgjedhje nuk kemi.”
Krah Ramës, buxheti për Tiranën u prezantuan nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Anuela Ristani dhe drejtuesja politike njëherësh dhe kandidatja e ardhshme e PS, për kryeqytetin Ogerta Manastirliu./abcnews.al

