Njohja e pensioneve me Greqinë/ Ekspertja: Koha që të shpërblehen emigrantët shqiptarë

schedule14:46 - 13 Maj, 2024

schedule 14:46 - 13 Maj, 2024

TIRANË- Marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë u miratua në disa komisione parlamentare duke bërë bashkë votat e mazhorancës me opozitën.

Krahas Italisë, shqiptarët që kanë punuar  dhe derdhur kontributet e tyre në Greqi kërkojnë po ashtu të shpërblehen për mundin e tyre në tre dekada.

Ekspertja e punësimit, Eriola Hoxha, tha në “Money Report” se emigrantët shqiptarët duhet të shpërblehen, dhe dy qeveritë ajo shqiptare dhe greke të bëjnë përpjekje për konkretizimin e njohjes së kontributeve shoqërore.

“Është fakt se pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve fokusin kryesor e kanë në Greqi dhe në Itali. Ka ardhur koha që integriteti I qytetarëve shqiptarë të respektohet dhe ta marrin mbrapsht këtë kontribut të dhënë.”, tha ajo.

Ajo theksoi se Greqia dhe Shqipëria për të arritur marrëveshjen për pensionet duhet t’i referohen modelit, që vendi ynë, ka ndjekur me Italinë.

“Këto janë marrëveshje të rëndësishme dhe komplekse. Ti referohemi modelit me Italinë. Janë 31 vite të emigrantëve shqiptarë në Greqi, kanë ardhur momenti që të shpërblehen për mundin e tyre”, tha ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!