Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia, Dendias i referohet Hagës

schedule10:31 - 5 Korrik, 2021

schedule 10:31 - 5 Korrik, 2021

Njohja e pavarësisë së Kosovës është një ndër debatet më të  ndezura mes marrëdhënieve të Serbisë me vendet e tjera.

Mediat serbe së fundmi kanë shkruar rreth një deklarate të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Dendias iu referua gjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Sa i përket ligjshmërisë së njohjes së mundshme, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi në 2010 që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, sepse nuk është produkt i përdorimit të dhunës së paligjshme të dënuar nga Këshilli i Sigurimit. quhet pseudo-shtet turk në Qipro) 1983. Me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, shumë shtete të reja u themeluan, asnjë prej të cilave nuk ishte rezultat i sulmeve të jashtme” , ka thënë Dendias.

Ndërkohë ndër të tjera ai ka bërë me dije se përgjegjësia për çështjen e formuluar dobët të GJND-së në Hagë rreth paligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosova është në Ministrin e atëhershëm të Punëve të Jashtme, Vuk Jeremic.

Opinioni i GJND-së u kërkua nga qeveria e Partisë Demokratike, ministri i jashtëm i së cilës ishte Vuk Jeremiç dhe sipas gjykatës, shqiptarët kishin të drejtë të shpallnin pavarësinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!