“Njoha dashurinë më të madhe”, Eliona Pitarka bën dedikimin prekës për të bijën në 1 Qershor

schedule16:34 - 1 Qershor, 2021

schedule 16:34 - 1 Qershor, 2021

Eliona Pitarka i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla vajzës së saj, Gala me rastin e 1 Qershorit. Aktorja ka publikuar një fotografi ku shihet duke përqafuar të bijën, krahas së cilës ka shkruar se me ardhjen në jetë të saj njohu dashurinë e vërtetë.

“Për ty e vogla ime. Për ty që erdhe në jetë për të më dhënë mua jetë. Për të më shpëtuar, për të më motivuar, për të njohur dashurinë më të madhe e të fuqishme në jetë! Gëzuar fryma ime, gjaku im, shpirti im. Gëzuar 1 Qershorin tënd të parë.”, ka shkruar Eliona.

Kujtojmë që Eliona dhe partneri i saj mirëpritën fëmijën e tyre të parë në Mars të këtij viti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!