Rekord rastesh me koronavirus, Manastirliu bën apelin e fortë

schedule10:02 - 23 Qershor, 2020

schedule 10:02 - 23 Qershor, 2020

Në një deklaratë për mediat ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi hapjen e Transportit Publik, duke bërë të detyrueshme vendosjen e maskës nga qytetarët.

Gjatë fjalës së saj ministrja bëri të ditur edhe skenarët që kanë përgatitur nëse shtohen rastet e të shtruarve në spital. Paralelisht nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin, dhe në skenarin tjetër, në rast se shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës”, tha ministrja.

Deklarata e ministres konsiston me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Megjithatë përpos mbarimit të këtij afati, ministrja iu drejtua me një apel të fortë qytetarëve.

LEXO EDHE: Ogerta Manastirliu njofton hapjen e Transportit Publik

Manastirliu theksoi se vendi vijon të jetë në gjendje epidemie si pasojë e situatës së shkaktuar koronvairusi dhe kjo do të thotë që do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në kuadër të gjendjes se epidemisë.

Lidhur me rritjen e  rasteve gjatë ditëve të fundit, ministrja u bëri thirrje qytetarëve për ndërgjegjësim, për mbajtjen e rregullave të distancimit social, vendosjen e maskave aty ku duhet dhe ruajtjen e higjenës personale.

Sikurse jeni në dijeni, situata epidemiologjike në vend ka patur një trend në rritje gjatë javëve së fundit sa i përket numrit të shtuar të rasteve pozitive ditore por edhe të shtrimeve në Spitalin Infektiv në QSUT, gjej rastin të apeloj sërish për rritjen e ndërgjegjsimit të çdonjerit prej jush, mbajtjen e rregullave të distancimit social, vendosjen e maskave aty ku duhet dhe ruajtjen e higjenës personale.

Janë armët e vetme që kemi, për të shmangur përhapjen e këtij virusi të rrezikshëm që është ende prezent. S’duhet ta lejojmë këtë virus të na infektoje, të infektojë të afërmit tanë, fëmijët e prindrit tane. Nëse në fazën e parë, me masat e shpejta ja dolëm me sukses ta zbusim kurbën e infektimit dhe të mbronim sistemin shëndetesor nga mbingarkesa, duhet të veprojmë po me kaq kujdes dhe vetëdije të lartë dhe në këtë fazë të dytë”, u shpreh ministrja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!