Kryeministri Rama ka njoftuar se edhe këtë fundjavë do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur të gjithë dyqanet që ushtrojnë aktivitete të ndryshme përfshirë furra buke dhe farmaci deri ditën e hënë në orën 5.00 të mëngjesit.
Në njoftim Rama shkruan se duke filluar nga e hëna fashat e orarit do të zgjaten deri në orën 17.30 dhe autorizimet për leje –daljet për Pazar do të jenë 90 minuta.
Njoftimi i plotë:
? NESËR ËSHTË DITA E FUNDIT ME FASHËN ORARE DERI NË 13.00?
? NGA NESËR NË 13.00 DERI TË HËNËN NË 05.00 GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR DHE TË GJITHË NË SHTËPI
? NGA E HËNA, FASHA ORARE DO TË ZGJATET DERI 17.30 DHE AUTORIZIMET PËR LEJE-DALJE PËR PAZAR DO TË JENË 90 MINUTA?
Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë??./abcnews.al