Njoftimi i FSHF: Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, kur hidhet shorti

schedule15:59 - 29 Mars, 2021

schedule 15:59 - 29 Mars, 2021

Kupa e Shqipërisë vijon rrugëtimin më 14 prill, kur edhe do të përcaktohen edhe skuadra finaliste të këtij kompeticioni të rëndësishëm. Të kualifikuara janë Laçi, Teuta, Skënderbeu dhe Vllaznia dhe shorti është i lirë, ndërsa ekipet që kalojnë tutje përcaktohen në një duel të vetëm.

FSHF ka dalë me njoftim dhe bën me dije se shorti do të hidhet më 2 prill, prej orës 11:00 në sallën e konferencave në “Air Albania Stadium”. Në njoftim shkruhet: “Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2020/2021 do të hidhet ditën e premte, datë 2 prill, në ora 11:00.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19.

Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Laçi, Teuta, Skënderbeu, dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 14 prill, me ndeshje teke dhe jo me sistem vajtje-ardhje”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!