“Zyle & The Boys” kanë vendosur të vijnë krejt ndryshe. Grupi i të rinjve kanë tërhequr vëmendjen me projektet e tyre të veçanta, të cilët risjellin muzikën e vjetër shqiptare, i ripërpunojnë dhe i sjellin në formën e tyre më të mirë.
Të ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” të pyetur nga moderatori Alban Musa se përse vendosën të futeshin në treg me këtë lloj forme, Zyle tha:
“Në fakt dhe kjo më duket muzikë argëtuese, nuk është se nuk luajmë muzikë moderne, por këtu e kemi gjetur veten më shumë për shkak të formacionit dhe të instrumenteve që kemi. Nuk na kanë pëlqyer bitet e forta, por tingujt natyral dhe këtë kemi dashur të nxjerrim në pah.”
Përsa i përket projekteve të reja, ajo u shpreh se po punon për të sjellë një këngë, dhe një version akustik së bashku me djemtë e grupit. /abcnews.al