Shpesh herë një ndeshje futbolli vendoset nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ndeshjet finale gjithashtu vendosen nga penalltitë nëse nuk ka fitues në kohën e rregullt. Rëmdësi të madhe ka dhe se kush e gjuan atë, pasi nëse ajo shndërrohet në gol, atëherë ndeshja merr një rrjedhë tjetër. Më poshtë është një listë me 10 goditësit më të mirë në botë, nga viti 2000 deri në ditët e sotme.
Robert Lewandowski Në vendin e parë renditet sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski. Polaku gjatë kësaj periudhe ka ekzekutuar gjithsej 56 penallti, ku ka humbur vetëm 5 të tilla. Përqindja e tij është thuajse e përkryer, me 91.1% saktësi nga 11-metrat.
Mark Noble Në vendin e dytë renditet legjenda e West Ham, Mark Noble. Mesfushori anglez ka një saktësi prej 90.5% nga penalltia. Noble ka shënuar plot 38 gola nga 11-metërshat dhe ka gabuar vetëm 4 herë.
Rivaldo Në vendin e tretë do të gjejmë legjendën e Brazilit, Rivaldo. Fituesi i Topit të Artë numëron 37 gola të kthyera në gol dhe vetëm 4 të humbura. Saktësia e sulmuesit është mjaft e lartë, me 90.2%.
Ronaldo Në vendin e katërt renditet një nga sulmuesit më të mirë të historisë, Ronaldo de Lima. Me 45 penallti të shënuar dhe vetëm 5 të humbura, braziliani ka një saktësi prej 90%.
Mario Balotelli Në vendin e pestë do të gjejmë të shumëpërfolurin Mario Balotellin. Sulmuesi italian ka shënuar 38 gola dhe ka humbur vetëm 5 penallti. Përqindja e Super Marios është 88.4%.
Zlatan Ibrahimovic Në vendin e gjashtë pozicionet gjigandi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic. Suedezi numëron 81 penallti të shndëruara në gol dhe 11 të humbura. Përqindja e 38-vjeçarit është 88%.
Eden Hazard Renditja vazhdon me sulmuesin e Real Madridit, Eden Hazard. Përqindja e belgut është 87.5%, ku ai ka shënuar 49 penallti dhe ka humbur 7 të tjera.
Giuseppe Rossi Në vendin e tetë renditet italiani Giuseppe Rossi. Ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Villarealit ka shënuar 35 gola dhe ka humbur vetëm 5 penallti. Përqindja e Rossit është 87.5%.
Andryi Shevchenko Në vendin e nëntë do të gjejmë legjendën e Milanit, Andryi Shevchenko. Ukrainasi ka shënuar nga pika e bardhë plot 41 herë dhe ka humbur vetëm 6 penallti. Përqindja e trajnerit aktual të kombëtares ukrainase është 87.2%.
Mikel Arteta Në vendin e fundit renditet trajneri aktual i Arsenalit, Mikel Arteta. Ish-mesfushori ka shënuar 26 herë nga 11-metrat dhe ka humbur vetëm 4 penallti. Përqindja e tij është 86.7%. /abcnews.al